Vendosni fjalën kyçe....

Nisma e PS-së për betimet, reagon Blushi: Meta do jetë në Parlament bashkë me popullin


Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar lidhur me nismën e Partisë Socialiste për ndryshimin e Kushtetutës lidhur me betimet.

Sipas Blushit, Presidenti do jetë në Parlament me gjithë popullin shqiptar atë ditë që do inaugurohet nisma në Kuvend.

Postimi i plotë i Blushit:

Të dashur kolegë gazetarë!

Ju kërkoj ndjesë për reagimin e vonuar pas insistimit tuaj për një koment lidhur me sihariqin që i ka dhënë mbrëmë Tao Tao mbarë vendit tonë, se Parlamenti jokushtetues, paska vendosur që t’i rrëmbejë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës, të vetmit institucion plotësisht legjitim e demokratik në vend.

Kjo është një ide gjeniale për të përshpejtuar Ramaformën dhe instaluar Drejtësinë e Re të betimeve buzë Lanës, të pastër e të kulluar si vetë uji i Lanës.

Po Presidenti çdo bëjë më pyesni ju? Si mund të mos marrë pjesë në inaugurimin e LanaKushtetutës nga gjysmëparlamenti i oligarkëve, bandave dhe ambasadorëve të gishtit!

Sigurisht që atë ditë Presidenti do të jetë vetë atje, i pari, me të gjithë popullin shqiptar!

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *