Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në Kryesinë e Kuvendit, Komisioni i Sigurisë do të mbahet me dyer të mbyllura


Nisur nga zhvillimet e fundit në Kryesinë e Kuvendit nga ana e opozitës, ka bërë që komisionet të zhvillohen edhe këtë të hënë online.

Janë parashikuar që të mbahen 7 komisione, disa prej të cilave po mbahen aktualisht online. Deri më tani i vetmi komision që do të mbahet në Kryesi është ai për Sigurinë Kombëtare.

Mësohet se në këtë komision, i cili do të mbahet me dyer të mbyllura, do të diskutojë mbi projektbuxhetin e vitit 2024, ku të pranishëm do të jenë përfaqësues të Shërbimit Informativ Shtetëror. Ndërkohë, sot në orën 12:00, Gazment Bardhi ka thirrur në një mbledhje grupin parlamentar, në Kryesinë e Kuvendit.

Gjithashtu deputeti i PD-së, Edmond Spaho ndonëse është paraqitur sipas njoftimit të Gazment Bardhit në Kryesinë e Kuvendit, për të qenë në mbledhjene grupit, është penguar nga Garda e Republikës.

Ky deputet vazhdon të jetë i përjashtuar nga jeta parlamentare, pas vendimit të Sekretariatit të Etikës.