Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Bërxullës sërish në protestë për projektin ‘Thumanë-Kashar’


Banorët e Bërxullës janë hedhur sot në protestë, në shenjë kundërshtie për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar.

Banorët kanë marrë në tubim edhe fëmijët e tyre, ndërkohë që këta të fundit kanë bojkotuar sot shkollën.

Këta të fundit me pankarta në dorë me mbishkrime ‘Po na vrisni të ardhmen’, ‘Prona është pasuria jonë’, etj,. kanë bllokuar rrugën.

Sakaq në vendngjarje ka prani të madhe të forcave policore.