Vendosni fjalën kyçe....

Basha takon banorët te “Unaza e Re” që u prishen shtëpitë


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një takim me banorët e Unazës së Re, të cilët protestojnë prej disa ditësh kundër projektit për zgjerimin e rrugës nga “Shqiponja” te “Pallati me Shigjeta” që prish banesat dhe bizneset e tyre.

Kryedemokrati është takuar me një përfaqësi banorësh me kërkesën e këtyre të fundit. Ata kërkojnë dëmshpërblim të plotë për pronën e tyre.

Sipas projektit, zgjerimi i rrugës kap më shumë se 300 banesa. Banorët e zonës te Unaza e Re kanë disa ditë që protestojnë dhe janë shprehur se do i mbrojnë me gjak banesat dhe bizneset e tyre.

Ditët e fundit protestave të tyre u janë bashkuar edhe deputetët e opozitës që kanë shprehur mbështetjen e tyre për ta.

Ndërkohë pak ditë më parë, një panel më 5 përfaqësues të institucioneve që merren me zbatimin e projektit, siç janë ARRSH-ja, IKMT-ja, Hipoteka, Bashkia dhe ALUIZNI, dolën para mediat për të sqaruar hollësitë e projektit.