Vendosni fjalën kyçe....

Meta përshëndet vendimin e partive shqiptare të Luginës së Preshevës: Do forcojë zërin e tyre


Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës, të cilat kanë vendosur që në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit në Serbi, të kandidojnë në një listë të përbashkët.

Meta thotë se e përshëndet këtë vendim ndërsa bën thirrje për një pjesëmarrje sa më massive të shqiptarëve në këto zgjedhje, pasi sipas tij kështu do të forcojnë zërin e tyre.

“Përshëndes ngrohtësisht dorëzimin e listës së përbashkët të partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës për zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit.

Shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhje, bashkëpunimi i të gjitha subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare, në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi.”– shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *