Vendosni fjalën kyçe....

Biden telefonon Netanyahu-n: Mbështesim plotësisht të drejën e Izraelit për të mbrojtur veten


Presidenti amerikan Biden i tha kryeministrit izraelit Netanyahu se SHBA qëndron pranë Izraelit, pas sulmit terroriste me raketa nga Hamas ku deri tani kanë humbur jetën mbi 70 civilë.

Më herët, zyra e Netanyahut lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se Biden e telefonoi kryeministrin të shtunën dhe shprehu mbështetjen e tij për Izraelin.

“Presidenti i SHBA-së Joe Biden telefonoi kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe theksoi se SHBA-ja qëndron pranë Izraelit dhe mbështet plotësisht të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, thuhet në deklaratë.

“Kryeministri falënderoi Presidentin e SHBA-së për mbështetjen e tij të parezervë dhe e bëri të qartë se do kërkohej një fushatë e zgjatur dhe e fuqishme reagimi në të cilën Izraeli do fitojë.”

Në një deklaratë të veçantë, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të shtunën se SHBA ‘dënon pa mëdyshje sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit, duke përfshirë civilët dhe komunitetet civile’.

“Ne do të mbetemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë izraelitë”, tha Blinken.