Vendosni fjalën kyçe....

Administratori i Postribës: Bardh Spahia më shkarkoi pa burrni, njeriu më përçarës në PD


Administratori i Postribës, Altin Shabaj ka folur pas shkarkimit të tij nga detyra me vendim të kryetarit të ri të bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia.

Shabaj ka treguar në një prononcim për televizionin “News 24” se letra i ka mbërritur përmes një shoferi të dërguar nga kryetari i bashkisë dhe se ky i fundit, as nuk ka denjuar që së paku t’ja komunikojë vetë vendimin.

“Dje u njoha me shkresën nga kryetari. Ishte një shkresë që duhet të largohesha, pa njoftim paraprak. Një vendim i pritur, kur bashkinë e merr një forcë tjetër politike. Por shkresë pa njoftim, pa pasur burrni me të dhënë se; nuk do punojmë bashkë.

Sa i përket Njësisë Administrative Postribë, për PD ka pasur rritje votash, dhe jo zvogëlim. Si shërbimet Administrative dhe politike kanë pasur vetëm rritje në këtë njësi. Përderisa kjo është një diçka që e pa dhe në votime, arsyeja është se kam mbështetur kryetarin e PD, aty ku jam kryetar grup seksioni.

Ëështë një njeri që i shërben përçarjes së PD. Do të vazhdojë. S’më ndalon dot të jap kontributin tim as Bardh Spahia, as ndonjë tjetër për PD. Është privilegj i madh me u larguar i pari prej Bashkisë Shkodër, prej Spahisë, që është njeriu më përçarës i PD në Shkodër. Koha do ta tregoje se kush ka patur të drejtë. Më vjen që ishim unë dhe Darragjati të parët që po largohemi edhe pse jemi dy njësitë përherë fituese të PD. Do të shihemi në zgjedhjet e tjera.”– tha Shabaj.