Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi me raketa i Hamasit ndaj Izraelit, 70 viktima e rreth 1 mijë të plagosur


Shërbimet izraelite të urgjencës vlerësojnë se rreth 70 persona kanë humbur jetën deri tani në Izrael, ndërsa qindra janë plagosur rëndë, pasi militantët e Gazës filluan një sulm të befasishëm të shtunën, duke lëshuar mijëra raketa dhe duke hyrë në Izrael nga toka, deti dhe ajri.

Përveç kësaj, 985 persona janë plagosur në sulmet në Izrael, tha Ministria izraelite e Shëndetësisë.

Ndërkohë në Gaza, të paktën 198 palestinezë janë vrarë, me 1610 të plagosur, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Izraeli filloi sulmet ajrore në Gaza në përgjigje të sulmit me raketa, pasi Netanyahu u zotua se ‘armiku do paguajë një çmim të rëndë’.