Vendosni fjalën kyçe....

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro del pas 3 orësh nga SPAK-u


Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës është paraqitur sot në SPAK.

Goro ka qëndruar rreth tre orë në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka qenë i pashoqëruar dhe pasi doli nuk preferoi të bënte komente, por tha se ishte thirrur për t’u marrë pyetje si çdo qytetar i thjeshtë.

Goro nuk u përgjigj për kallëzimin e bërë pak ditë më parë nga kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri për shpërdorim detyre.

Kujtojmë se Goro ngelet ende në detyrë, pavarësisht se humbi zgjedhjet e 14 majit, ndërkohë fituesi i garës është Fredi Beleri, ndodhet pas hekurave për blerje votash, duke mos kryer në këto kushte dhe betimin.