Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbërrin në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Spanjë, i shoqëruar me Rishi Sunak


Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Granada të Spanjës ku po mbahet samiti i Komunitetit Politik Evropian. 

Kreu i qeverisë ka qenë i shoqëruar nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.

47 liderë evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Granada në samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Të pranishëm do të jenë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Në deklaratën që pritet të publikohet në fund të samitit do të nënvizohet Shtimi i përkushtimit për zgjerimin e Bllokut”.