Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Një muaj pasi humbi në 2021-in, Basha porositi dy kate në kullën te Liqeni. Nëse kam shpifur të shkojë në gjykatë


Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi iu përgjigj sërish në një deklaratë për mediat, kryetarit të kësaj partie, Lulzim Basha duke dhënë, sipas tij, më shumë detaje lidhur me një kontratë porosie për dy kate një nga kullat në Tiranë.

Bardhi tha se një muaj pasi Basha humbi zgjedhjet e vitit 2021, bëri një kontratë porosie për dy kate në kullën te Liqeni Artificial i Tiranës.

 

“Ku i ka marrë Basha dy katet?

Situata si kjo e sotmja e provokuar nga Basha janë të përsëritura sa herë maxhoranca është në vështirësi. Ditën kur McGonigal pranoi fajësinë, Basha erdhi në Kuvend dhe në vend të merrej me këtë çështje, i kurdisur si ato kukullat nga Rama e Veliaj, ngriti shqetësimin e kryetarit të grupit të PD. Kryetarja e Kuvendit e ka opinionin e Drejtorisë juridike, por ka interes që sa herë që maxhorancës i duhet, vjen në Kuvend dhe ngre këtë çështje. E vërteta është që në 2021 demokratët luftonin të bënin Bashën kryeministër. Ai një muaj pasi humbi zgjedhjet i futi një porosi një kontrate për dy kate në kullën më të shtrenjtë të Tiranës te Liqeni. Tani më shumë kohë kalon në zyrat e arkitekturës për zyrat dhe ambientet tregtare sesa për të bërë opozitë. Sa i takon kullës 64 kate, nuk kam shkuar unë në garazhet e apartamentit të pronarit të kullës për të kërkuar ndjesë. Transaksionet e tij nuk janë transparente. Nëse kam shpifur të shkojë në gjykatë. Vetëm të mos e bëjë siç e bëri me Veliajn që harroi të shkonte në gjykatë. Familjarët e Bashës janë e vetmja aleancë me kullat sa kohë që janë sot pronarë të dy kateve në Lion Residence. Unë nuk kam betejë me Bashën, nëse ai vjen më akuzon mua si pjesë e aleancës së Kullave, do të marrë përgjigje.” – tha Bardhi.