Vendosni fjalën kyçe....

Grabitësi i maskuar me thikë i merr 20 mijë euro kambistit te Unaza e Re (Video)


Një grabitje me dhunë ka ndodhur para 3 ditës në Tiranë te Unaza e Re.

Pronarit të një pike këmbimi valutor i është grabitur një shumë prej 20 mijë eurosh.

Ngjarja ka ndodhur teksa kambisti po dilte nga një garazhi pranë shtëpisë së tij, kur është sulmuar një person i maskuar, i cili nën kërcënimin e thikës i ka marrë shumën e lartpërmendur. Videoja është publikuar nga Gazeta Shqip.

Kambisti e ka denoncuar ngjarjen në polici ku ka rrëfyer se është përleshur me autorin por nuk ka mundur dot ta ndalojë grabitjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *