Vendosni fjalën kyçe....

12 pjesëtarë të FSK-së të infektuar me koronavirus


12 pjesëtarë të FSK-së kanë rezultuar sot pozitivë me koronavirus.

IKSHPK-ja konfirmoi sot edhe 77 raste të reja me COVID-19, 5 prej të cilëve janë nga komuna e Drenasit.

Të gjitha rastet e Drenasit janë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) të stacionuar në kazermen “Adem Jashari” në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i Shëndetësisë në Drenas, Arsim Haxhiu. “Po, të pesë rastet e sotme janë pjesë e një institucioni nga kryeqyteti që janë testuar si raste të kontakteve dhe kanë rezultuar pozitivë. Të gjithë janë pjesë e FSK-së”, – tha Haxhiu për “Zërin”.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci tha për ‘RTV Dukagjinin” se rastet në Drenas janë infektuar nga një koleg i tyre i cili kishte marrë pjesë në protestën e Lëvizjes Vetëvendosjes.

“Ata janë infektuar nga një pjesëtarë i FSK-së që është edhe pjesëtarë i Vetëvendosjes. Ai është pjesëtar i Vetëvendosjes dhe ka marrë pjesë në protestën e tyre nga ku edhe e ka marrë infeksionin”, tha ai.

Lladrovci shtoi se i njëjti person ka marrë vërejtje para disa ditëve për shkak të komenteve që ka bërë në rrjete sociale. Ai thotë se asnjë pjesëtarë i FSK-së nuk ka të drejtë të bëjë komente politike.

Ndërkohë edhe 7 rastet e konfirmuara në Komunën e Podujevës,  edhe ata janë pjesëtarë të FKS-së.