Vendosni fjalën kyçe....

Krasniqi: Publiku po ndërgjegjësohet, në vitet 2021-2022 kemi trajtuar me shumë se 600 ankesa për transmetimet televizive



Kryetarja e Autoritet të Medias Audiovizive, Armela Krasniqi ka treguar se ankesat e trajtuara nga institucioni gjatë viteve 2021-2022 janë disa fushuar krahasuar me vitin 2016 me vetëm 35 ankesa.

Vetëm gjatë vitit 2023 janë 300 ankesa që sipas Krasniqit tregojnë se procesi është në rrugën e duhur të edukimit mediatik të publikut.

Krasniqi thotë se rritja e numrit të personave që i drejtohen AMA-s për shkeljet e transmetimeve televizive tregon ndërgjegjësimin e publikut shqiptar.

Nga 35 ankesa që administronte në vitin 2016, sot Këshilli i Ankesave në AMA, regjistron dhe trajton me qindra të tilla.

Gjatë viteve 2021 dhe 2022 janë pritur dhe administruar më shumë se 600 ankesa të ardhura nga individë, grupe interesi, shoqata etj. Janë verifikuar, është kthyer përgjigje dhe marrë masa për çdo shkelje ligjore, të konstatuar, nga Operatorët e Shërbimit Mediatik Audioviziv.

Vetëm gjatë këtij viti, kanë mbërritur në KA më shumë se 300 ankesa. Një fluks i panjohur më parë, që më bën të mendoj se jemi në rrugën e duhur në procesin, aq të rëndësishëm, të edukimit mediatik të publikut. Rritja e numrit të individëve që i drejtohen AMA-s për shkeljet që ata konstatojnë në transmetimet televizive është dëshmi e ndërgjegjësimit në rritje të publikut shqiptar, qoftë për cilësinë e shërbimit që merr nga operatorët mediatik, qoftë për të drejtat që gëzon ai vetë.

Është në planet tona të punës komunikimi i shtuar me publikun, por edhe projektet për edukimin e mëtejshëm mediatik, si qëllim për të formësuar një audiencë të mirëorientuar, kritike dhe të përgjegjshme”- shkruan Krasniqi.