Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Pa ikur Rama nuk bëhemi pjesë e asnjë procesi zgjedhor


Kreu i PD-së ka reaguar pas datës së re të dekretuar nga Meta, duke deklaruar nga selia blu se partia e tij nuk do marrë pjesë në asnjë proces zgjedhor pa dalë para drejtësisë ata që vodhën zgjedhjet.

Sot Presidenti Meta ka dekretuar një datë të re për zgjedhjet lokale. Dua të ndaj me ju atë që i bëra të ditur Presidentit Meta në takimin e sotëm.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk merr pjesë në asnjë process zgjedhjesh dhe në asnjë diskutim për zgjedhje, nuk merr pjesë në asnjë diskutim për zgjidhje politike apo për reforma apo për çfarëdo formule pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjet e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin.

Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm që ne t’u kthehemi proceseve politike.

Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht. Në as nuk diskutojmë më me Edi Ramën në asnjë rrethanë.

Tashmë ikja e tij është e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën.

Ikja e tij është vetmja rrugë për të zgjidhur krizën. Ata që mendojnë se Edi Rama, do t’ia hedhë, gabojnë. Ai ka shkelur çdo ligj të Shqipërisë nga ato te korrupsioni tek krimet e rënda. Ka prekur edhe nivelin që rrallë e arrijnë edhe autokratët lindorë, është bërë ortak me krimin në mënyrën më banale dhe vulgare me popullin e tij”-deklaroi Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *