Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti Evropian miraton paketën prej 52 miliardë dollarësh për Ukrainën


Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kanë miratuar një buxhet katërvjeçar që do të siguronte deri në 50 miliardë euro për Ukrainën për menaxhimin e krizës së shkaktuar nga pushtimi rus.

Financimi do të ishte i ndarë nga financimi për ndihmën ushtarake, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Parlamentit Evropian. Pjesa më e madhe e buxhetit vjetor të Ukrainës financohet nga burime të jashtme, ndërsa shpenzimet e saj janë të përqendruara në financimin e luftës kundër Rusisë.

Ndërkohë, Ukraina po punon për përmbushjen e kërkesave të Bashkimit Evropian për reforma si pjesë e një rruge drejt anëtarësimit në BE, megjithëse analistët presin që kjo të zgjasë të paktën disa vjet.

Po ashtu Fondi Monetar Ndërkombëtar po rishikon gjithashtu mbështetjen financiare për Ukrainën, pas marrëveshjes së një pakete ndihme prej 15.6 miliardësh.