Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky njofton financimin e fondit të mbrojtjes nga asetet e sekuestruara ruse


Ukraina do krijojë një fond të ri të mbrojtjes që do përfshijë asetet e sekuestruara ruse ndër burimet e saj kryesore të financimit, ka thënë presidenti ukrainas Vladimir Zelensky.

Masa synon t’u sigurojë autoriteteve në Kiev ‘burime shtesë’ për të rritur prodhimin ushtarak, për të krijuar programe të reja të mbrojtjes dhe për të mbështetur trupat e vendit, tha Zelensky, duke folur të premten në forumin e parë të Industrive të Mbrojtjes Ndërkombëtare në kryeqytetin ukrainas.

“Fondi do rimbushet me dividentë nga asetet e mbrojtjes shtetërore dhe me fitime nga shitja e aseteve të konfiskuara ruse,” tha ai.

Udhëheqësi ukrainas nuk specifikoi nëse ai ishte duke folur për gati 300 miliardë dollarë në ar dhe rezervave valutore të Rusisë që janë ngrirë nga SHBA dhe aleatët e saj, apo për pronat ruse në Ukrainë, të konfiskuara pas sulmit të Moskës në shkuart 2022.