Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni me 12 të arrestuar, Rrumbullaku nxjerr emrat: Laert Haxhiu organizator e porositës i disa vrasjeve


Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku në konferencë për median u shpreh lidhur me megaoperacionin e koduar “Never Forget” (Kurrë mos harro)

Në deklaratën e tij thuhet se , nga 15 urdher ndalime janë ekzekutuar 12 dhe 3 janë në kërkim

Laert Haxhia porositësi i dy vrasjeve në Athinë 

Të arrestuar
Artan Tafani
Erisiana Abedini 
Lulzim Spahia
Ligor Romaçka
Bujar Abedini
Bledar Berberi
Mariglen Topuzi
Enriko Xhahysa
Klea Xhafo
Idriz Manaj
Fatjon Veliu
Leart Haxhiu

Në kërkim
Lorenc Lala
Firdeus Berberi 

Kristi Bizheku 

Gjithashtu Rrumbullaku deklaroi se sipas hetimeve Laert Haxhiu rezulton të jetë organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura në Greqi.

“Ai është organizatori dhe porositësi i vrasjes në Athinë të Lulzim Qorrit dhe Dikens Halili. Të dhënat do i çohen autoriteteve në Athinë” tha Rrumbullaku.