Vendosni fjalën kyçe....

Dy burrat me maska zbresin me helikopter dhe “rrëmbejnë” futbollistin italian në mes të lojës (VIDEO)


Karriera e futbollistit italian Ignazio Barbagallo, mori fund në sekondat e fundit para se të dilte në pension. Ai nuk bënte më pjesë në planet e ekipit të tij siçilian dhe as nuk iu mundësua të jepte një lamtumirë si të gjithë lojtarët e mëdhenj të futbollit.

Kështu që Barbagallo i njohur për humorin e tij, mendoi një plan.

Gjatë ndeshjes të vlefshme për kampionatin e kategorisë 3 të mbajtur në fushën komunale “Francesco Russo”, ai kishte përgatitur një skenar rrëmbimi me helikopter si nëpër filma.

Dy persona të maskuar zbritën me helikopter në fushë, duke inskenuar skenën e rrëmbimit të lojtarit nga fusha e blertë.

Tifozët mbetën të shokuar nga “rrëmbimi” i futbollistit, por më vonë Ignazio Barbagallo është rikthyer në fushë për të shpjeguar se gjithçka ishte një lojë e tij.

Mirëpo shefat e futbollit italian nuk ndanin të njëjtën shije për shakatë dhe ekipi i Barbagallos u ndëshkua duke iu ndaluar loja deri në muajin qershor. Po ashtu lojtarët e ekipit të Viagrande-s u penalizuan duke u gjobitur me 200 euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *