Vendosni fjalën kyçe....

Arben Ahmetaj në arrati ankimon në Gjykatën Kushtetuese kontrollin e banesës së bashkëjetueses


Ish-zv.kryeministri i Financave në arrati, Arben Ahmetaj, ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese kontrollin e banesës së bashkëjetueses së tij. Ai kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe rigjykimin nga Apeli.

Më herët ai kishte kërkuar të njëjtën gjë në Gjykatën e Posaçme po kërkesa u hodh poshtë. Ahmetaj pretendon se kontrollet janë të paligjshme dhe antikushtetuese duke qenë se janë kryer pa autorizim nga Kuvendi. Paligjshmëria e antikushtetueshmëria sipas Ahmetajt ka të bëjë me faktin se në njërën prej tyre jetonte edhe ai vetë, gjatë kohës që kishte mandatin e deputetit.

Ahmetaj ndodhej në arrati prej disa muajsh e është shpallur në kërkim nga SPAK lidhur me çështjen e inceneratorëve. Ai ka thënë se do kthehet në Shqipëri për të dëshmuar kur të ketë lirinë ndërsa ka paralajmëruar se të vërtetat e çështjes së inceneratorëve do i zbulojë pak nga pak.