Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë kamioni në rrugën Fier-Vlorë


Një kamion është përfshirë nga flakët në rrugën Fier-Vlorë.

Flaka ka përfshirë kabinën ndërsa zjarrfikësit e shkuar në vendngjarje kanë mundur të shuajnë flakët e të shpëtojnë pjesën tjetër.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.