Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutoi shqiptarin për vendin e parkimit, 68-vjeçari grek del nga gjykata i veshur me antiplumb


Pas vrasjes së shtetasit shqiptar, Brigen Limka, 68-vjeçari grek, Dhimitris Kutrumanis, është paraqitur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pire, i cili shihet me pranga në duar, i veshur me antiplumb dhe nën masa të rrepta sigurie.

“Kemi pasur prej disa vitesh përplasje. Makinat i vendosin nga parkingu në trotuar. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, raportohet të ketë thënë ai për hetuesit.

Ngjarja makabër ndodhi paraditen e djeshme (15 shtator), ajo që bie në sy në fakt është dyzimi i vrasësit 68-vjeçar, Dhimitris Kutrumanis i cili në polici ka shprehur se nuk ka dashur të përfundonte kështu. Sidoqoftë ditën e djeshme mediat raportuan se ky i fundit jo vetëm që ishte koshient për krimin e kryer dhe ishte larguar qetësisht, por madje u shpreh se kishte ‘mbaruar punë’, raporton Protothema.

Brigen Limka, babai i tre fëmijëve u ekzekutua për 9 sekonda nga një 68-vjeçar grek, pas një konflikti për parkingun ku punonte shqiptari.