Skënderbeu dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur kontratën duke bërë kështu që trajneri të largohet nga stoli i “ujqërve të dëborës”
Aktualisht Skënderbeu ndodhet në vendin e fundit të tabelës dhe rrezikon të bjerë nga kategoria.
“KF Skënderbeu dhe Ahamtaj mbyllin me mirëkuptim bashkëpunimin”
Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve , Klubi i Futbollit “Skënderbeu” dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim.
KF Skënderbeu falenderon ish-trajnerin bardhekuq për përkushtimin dhe punën e mirë të zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit.
I urojmë Ahmataj shumë suksese dhe fat në të ardhmen!
Me Respekt,
KF Skënderbeu