Vendosni fjalën kyçe....

Berisha kundër rritjes së pagave të Kushtetueses: Doni t’i blini, ju njihni vetëm pazare e mafie


Përpjekje për blerjen e Gjykatës Kushtetuese e ka quajtur kreu i Rithemelimit Sali Berisha, projektligjin për rritjen e pagave të gjykatësve të saj.

Ai tha në Kuvend se projektligji në fjalë e çon rrogën e anëtarëve të Kushtetueses në mbi dyfishin e rrogës së presidentit, në rreth 7-8 milionë të vjetra në muaj.

Berisha tha se gjykatësi më i fuqishëm në planet, presidenti i Gjykatës Supreme në SHBA merr 290 mijë dollarë në vit, ndërkohë që presidenti amerikan e ka 400 mijë dollarë në vit.

“Gjykatësi më i fuqishëm në botë që është gjykatësi i Gjykatës Supreme të SHBA-së. Presidenti i kësaj gjykate ka një rrogë vjetore 290 mijë dollarë. Presidenti i SHBA-ve ka një rroge vjetotr në vitin 2023 400 mijë dollarë, ndërsa ju ëprcaktoni një rrogë për të blerë një tufë gjykatësisht pothuaj me dyfishin e rrogës së presidentit të republikës. Ju njhni vetëem interesa pazaresh dhe mafie. Si mund të flisni për pensionistët kur i jepni një gjykatësi që s’ka qenë kurrë gjykatës aq sa do marrin 80 pensionistë në  muaj. Pse kaloni në këtë shkallë pashpirtësie ekstreme, pazari dhe vetëm pazari janë kriteret tuaja. Ju jeni vetëm figurina të tij.” – tha Berisha.