Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Manastirliu duhet të shkonte në SPAK për abuzimet te Ministria e Shëndetësisë


Deputetja e PD-së Ina Zhupa komentoi në seancën e sotme emërimin e Ogerta Manastirliut në krye të Ministrisë së Arsimit.

Ajo tha se kontrollet e KLSH-së kanë nxjerrë abuzimet e Manastirliut në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe në vend që të shkonte në SPAK, Rama e ka promovuar dhe e ka emëruar të Arsimi.

“E nisët me emërime dhe shkarkime ministrash që në fakt ndryshon vetëm veshja, por jo korrupsioni dhe stili i paligjshëm i emërimit të tyre. Kulmi nuk është Mete, por Ogerta Manastirliu. Si mundet kjo qeveri që zonjën ‘abuzimi’ siç thonë mesazhet që më vinin dje thoshin zonja ‘vrastare’, por unë nuk e përdor, por zonja ‘abuzimi’ është 100% e vërtetë sepse e thonë dhe kontrollet e KLSH. Në vend ta çonit në SPAK e bëtë ministre arsimi, për të shkatërruar arsimin. Një ministre që nuk thotë dot një sukses në krye të ministrisë së shëndetësisë, e promovoni.” – tha Zhupa.