Vendosni fjalën kyçe....

Aston Villa dhe Napoli në garë për Milot Rashicën


Milot Rashica ende vazhdon të jetë në Werder Bremen edhe pse është thënë që herët se ai do të largohet nga kjo skuadër

Werder Bremen ende nuk e ka shitur Milot Rashicën, pavarësisht se drejtuesit e kësaj skuadre disa herë kanë thënë se Rashica do të largohet nga kjo skuadër.

Por, pas disa javëve pa lajme, sot, media gjermane DeichStube ka shkruar se për Rashicën ende janë në garë dy skuadre.

Bëhet fjalë që si Aston Villa ashtu edhe Napoli vazhdojnë ta kenë të njëjtin interesim për “raketën” kosovare.

Megjithatë, kjo media thotë se paratë për blerjen e Rashicës i ka vetëm skuadra angleze, Aston Villa.

Gjermanët kërkojnë 25 milionë për Rashicën dhe Villa thuhet se është e gatshme që t’i paguajë këto para për të.

Megjithatë, Rashica ka vazhduar të stërvitet me Werderin dhe se duket se ekipi i tij po pret oferta edhe nga skuadra tjera, jo vetëm nga Napoli apo Aston Villa. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *