Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në sipërfaqen me ullishte në Fier, ndërhyn edhe helikopteri i ushtrisë


Një vatër zjarri është shfaqur në një sipërfaqe me ullishte e shkurre në fshatin Hambar të Fierit.

Për të shuar flakët përveç forcave zjarrfikëse  është mobilizuar edhe një helikopter ‘Cougar’ i ushtrisë.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Forcat zjarrfikëse po ndihmohen edhe nga banorët e zonës për të bërë të mundur shmangien e rrezikut nga banesat përreth.