Vendosni fjalën kyçe....

Maroku shpall tre ditë zie pas tërmetit që i mori jetën mbi 1000 personave


Maroku do të mbajë tre ditë zie pas tërmetit vdekjeprurës që goditi vendin, tha të shtunën Royal Place.

Flamujt do të ulen në gjysmë shtizë në të gjitha ndërtesat publike, sipas një deklarate të lëshuar nga pallati.

Mbi 1,000 njerëz humbën jetën nga tërmeti, njoftoi TV shtetëror, duke cituar ministrinë e brendshme të vendit.

Reagimi ndërkombëtar ndaj tërmetit 6.8 ballë që goditi Marokun të premten mbrëma ka qenë i madh.

Disa vende ofruan ndihmën ndaj shtetit të Afrikës së Veriut pas katastrofës, me Izraelin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që tashmë po përgatiten të ofrojnë ndihmë në terren. Kombet e Bashkuara kanë thënë gjithashtu se do të ofrojnë ndihmë.