Vendosni fjalën kyçe....

I rrahën bashkëshortin në derën e shtëpisë, gruaja denoncon dhunën te Ministri, Balla: Nuk do lejojmë që në territor të sundojnë të fortët


Një tjetër rast dhune është denoncuar në Fushë Krujë.

Këtë herë rasti është publikuar nga vetë Ministri i Brendshëm Taluant Balla i cili e mori denoncimin nga vetë bashkëshortja e viktimës së dhunës së disa personave në oborrin e shtëpisë/biznesit të tyre familjar.

Balla ka takuar vetë familjen në Fushë Krujë ku i garantoi zbatimin e ligjit nga policia.

Ministri i Brendshëm thotë se Policia nuk duhet të lejojë më feude dhe bajraqe të të fortëve.

Skena e shëmtuar e Fushë-Krujës në korrik ishte një alarm zgjimi për Policinë e Shtetit dhe që nxorri në pah tolerancën e papranueshme të policisë jo vetëm në atë zonë, por edhe zona të tjera periferike të vendit, e cila jo në të gjitha rastet reagon menjëherë dhe me forcë, duke u sjellë si e fortë me të dobëtit dhe e dobët me të fortët. E falenderoj Valbonën, një banore të Fushë-Krujës, e cila besoi tek unë duke më dërguar mua personalisht një skenë të ngjashme dhune në oborrin e shtëpisë/biznesit të saj familjar, ku ishte dhunuar barbarisht bashkëshorti i saj nga disa persona. Policia e Shtetit po kryen veprimet e menjëhershme, pas marrjes së pamjeve filmike ndërsa AMP po verifikon veprimet ose mos-veprimet e policisë vendore.

Vajta menjëherë sapo mora mesazhin dhe u takova me familjen e Valbonës në Fushë-Krujë, të cilëve Policia e Shtetit duhet t’i garantojë mbështetje dhe se do të bëjmë gjithçka që në territorin e kësaj republike të mos më ketë feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve. Në çdo komunitet të Shqipërisë duhet të ketë rend ligjor dhe siguri për të gjithë, nën kujdesin dhe me garancinë e Policisë së Shtetit”- njofton policia.