Vendosni fjalën kyçe....

Çështja ‘Gërdeci’/ Mediu dorëzon listën me 90 dëshmitarë, mes tyre ish-ministrat e Mbrojtjes së Gjermanisë, Italisë dhe RMV-së


Ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu kërkon të thirren si dëshmitarë në gjyqin ndaj tij tre ish ministra të Mbrojtjes së tre shteteve si dhe ish-zyrtarë të lartë të Mbrojtjes së SHBA.

Konkretisht bëhet fjalë për dëshmitarë ish-ministrat e Mbrojtjes së Italisë, Gjermanisë e Maqedonisë.

Avokatët kanë dorëzuar një listë prej 90 emrash me personalitete të njohura mes tyre gjeneralë të huaj dhe shqiptarë por dhe ish ministra dhe deputetë.

Gjithashtu ai kërkon të kryhet dhe një eksperiment me anë të së cilës kërkon të vërtetojë se nuk kemi të bëjmë me një shpërthim aksidental por të qëllimshëm

Gjykata është tërhequr për vendim nëse do të pranojë listën e 90 dëshmitarëve dhe nëse do të pranojë kërkesën e tij për tu tërhequr nga gjykimi i shkurtuar.