Vendosni fjalën kyçe....

I vdiq shoku në makinë pas aksidentit, 30-vjeçari gënjen policinë duke ia hedhur fajin viktimës


Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e kaluar në afërsi të Laprakës në Tiranë, ku një person ka humbur jetën. Sipas policisë, shtetasi me inicialet A.Ç., 30 vjeç, ka qenë duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin rreth orës 23:50, në rrugën “Dritan Hoxha” dhe është përplasur me një tjetër automjet.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi me inicialet F.A., i cili ishte pasagjer në mjetin e parë.

30- vjeçari akuzohet nga policia se ka dhënë deklarim të rremë gjatë marrjes në pyetje, duke thënë se drejtues i makinës ishte shoku i tij që ka ndërruar jetë.

“Nga Shërbimet e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Ç., 30 vjeç, sepse më datë 06.03.2020, rreth orës 23:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin është përplasur me një mjet me drejtues shtetasin A.S.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi F.A., pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin  A.Ç.

Ky shtetas gjatë marrjes në pyetje ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore duke thënë se drejtues mjeti ka qënë shtetasi F.A.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“,  “Deklarim i rremë para oficerit të policisë Gjyqesorë ” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.”– thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *