Vendosni fjalën kyçe....

Një ditë pas fotos me Veliajn, Soros nxjerr një me Ramën: Urime vëllait tim për sezonin turistik


Alex Soros ka publikuar në Instagramin e tij një foto me kryeministrin Rama.

Ai e quan Ramën ‘vëlla’ ndërsa e përgëzon për sezonin e suksesshëm turistik.

Fotoja e Soros me Ramën vjen një ditë pas asaj kryebashkiakun e Tiranës Veliaj në stadiumin ‘Air Albania’.

“Urime vëllait tim Edi Rama për një sezon kaq të suksesshëm turistik! Një sezon i suksesshëm në atë që dikur ishte Koreja e Veriut e Evropës.” – shkruan Soros.