Vendosni fjalën kyçe....

Bonucci jashtë planeve të Juventus, firmos për ekipin gjerman


Leonardo Bonucci ka gjetur një skuadër të re në ditën e fundit të merkatos pasi doli jashtë projektit te “Zonja e Vjetër”.

Ish-kapiteni i Juventus firmosi për Union Berlin në Bundesligë, ku pritet të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Ndryshe nga Juventus, që është jashtë çdo kompeticioni evropian në sezonin e ri, Bonucci do të luajë në Champions me ekipin gjerman. Union Berlin mposhti konkurrencën e Lazios, e interesuar po ashtu për mbrojtësin veteran italian, i cili doli jashtë projektit të Zonjës së Vjetër.

Për herë të parë në karrierën e tij 16-vjeçare Bonucci do të luajë jashtë Italisë, teksa ka ndërruar 7 ekipe në karrierë, Inter, Treviso, Pisa, Genoa, Bari, Juventus dhe Milan, ku pjesën më të madhe dhe të lavdishme e kaloi në Torino si bardhezi.