Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri Rama takon të ngarkuarin me Punë të SHBA në Tiranë, David Wisner


I ngarkuari me punë i SHBA në vendin tonë David Wisner zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ambasada e SHBA në vendin tonë, përmes një statusi në Twitter njoftoi se Wisner dhe Rama diskutuan për bashkëpunimin e ngushtë në Këshillin e Kombeve te Bashkuara e veçanërisht kontributin nën drejtimin e Shqipërisë të OKB për Ukrainën e strehimin e afganëve.

Zyrtari amerikan ka falenderuar kryeministrin për mikpritjen që Shqipëria tregoi ndaj afganëve.

“I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me kryeministrin Edi Rama për të riafirmuar lidhjen e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare. Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve.”-thuhet në njoftimin e ambasadës.