Vendosni fjalën kyçe....

Rama paralajmëron për një ligj të ri pas tërmetit: Burg për ndërtuesit, arkitektët, investitorët


Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se po përgatit një ligj, i cili parashikon që kushdo që abuzon me lejet e ndërtimit do të dënohet nga 7-15 burg.

 “Jemi maksimalisht të angazhuar! Do të flasim me vepra, do flasim me fakte. Po përgatisim dhe një akt për dënimin për të përcaktuar dhe për të mbyllur një debat, për fat të keq për ta mbyllur me 50 viktima, një debat që e kam humbur për 30 vjet.

Debatin e burgosjes të çdo individi, që merr leje ndërtimi me emrin e tij apo që është investitor dhe pronar i një kompania që lë pas një ndërtim në ekzekutim.

7-15 vite burg çdo ndërtues, çdo investitor, çdo person i përfshirë në ndërtime që leja i jepet për 3 kate dhe përfundon në 8 kate.”-paralajmëroi Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *