Vendosni fjalën kyçe....

Në ceremoni private, Prigozhin varroset në Shën Petersburg


 

Është zhvilluar një ceremoni mortore për Yevgeny Prigozhin, kreun e grupit mercenar Wagner, i cili vdiq javën e kaluar në një aksident avioni.

Ata që dëshirojnë të thonë lamtumirë mund të vizitojnë varrezat Porokhovskoye,” tha një kanal Telegram i përdorur nga Wagner për deklaratat më 29 gusht, duke iu referuar një varreze jashtë qytetit të Shën Petersburgut, sipas REL.

Komiteti Hetues i Rusisë konfirmoi vdekjen e Prigozhin në një aksident të avionit privat në veri të Moskës më 23 gusht. Shkaku i rrëzimit nuk është përcaktuar.