Vendosni fjalën kyçe....

Armë, drogë e municion luftarak, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë


Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi në automjet dhe në banesë i janë gjetur nga kontrolli i policisë lëndë narkotike dhe armë.

Shtetasi G.H 40-vjeç u arrestuar në operacionin policor “Brryli”.

Atij iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë pneumatike, 1 palë dylbi, 1 dorezë me mekanizëm si pistoletë për të realizuar qitje, 1 shënjestër optike, 2 armë të ftohta (thika) dhe municion luftarak.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Brryli”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Posedonte droga të forta, armë zjarri, armë të ftohta dhe sende të kundërligjshme, në automjet dhe në banesë, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë pneumatike, 1 palë dylbi, 1 dorezë me mekanizëm si pistoletë për të realizuar qitje, 1 shënjestër optike, 2 armë të ftohta (thika) dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në zbatim të planit të masave për kapjen e shtetasve në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brryli”.

Si rezultat u bë arrestimi i shtetasit G. H., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Në bulevardin “Bajram Curri”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin G. H., në të cilin kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, 1 thikë dhe 1 palë dylbi” – njofton policia.