Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi shpërndan videon: Nga gratë nis ndryshimi


Ish-deputetja e PD Albana Vokshi me anë të një statusi në “facebook” ka shpërndarë një video, ku shfaqet në shoqërinë e disa femrave, duke u shprehur se ndryshimi në vend nis pikërisht me gratë.

Vokshi thekson se duhet përdorur fuqia, mençuria dhe sakrifica e femrave për të bërë ndryshimin në Shqipëri.

Ajo nënvizoi se dhuna ndaj grave duhet të ndalet njëherë e mirë, kurse ka shtuar se gruaja shqiptare jep kontribut të çmuar në përparimin e shoqërisë sonë.

Mesazh i Kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi:

8 marsi është dita kur gruaja është në qendër të vëmendjes. Ne jemi të lumtura, kur na urojnë, kur na dhurojnë lule, kur fëmijët na kushtojnë një vizatim frymëzues plot ngjyra. E gjithë bota është e jona për disa minuta, por ne e dimë se kjo nuk mjafton.

Vetëm duke thënë ‘Gëzuar Ditën e Gruas’ nuk vjen asnjë ndryshim.

Varfëria, përjashtimi, diskriminimi, dhunimi mbeten aty si kërcënimi më i madh i dinjitetit të gruas.

Ne duhet të veprojmë!

Ne nuk kemi nevojë për mëshirë!

Na duhen mundësi reale dhe liri e vërtetë për të marrë vendimet e duhura për vete dhe fëmijët tanë!

Këto mundësi nuk vijnë dot nga një qeveri që përdor gratë si fasadë, por nuk investon për shëndetin më të mirë të grave, të arsimimit më të mirë të tyre dhe, për rrjedhojë, as të punësimit të grave me vende të mirëpaguara.

Në duhet t’i krijojmë vetë mundësitë tona, duke nisur me ndryshimin e atyre që na qeverisin!

Le ta përdorim fuqinë, mençurinë dhe sakrificën tonë të përditshme për të sjellë ndryshimin! Ndryshimi nis me gratë! Ndryshimi jemi ne!

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *