Vendosni fjalën kyçe....

Verstappen fiton çmimin e Holandës


Për të tretin sezon me rradhë Max Verstappen ka fituar Çmimin e Madh të shtëpisë së tij në Holandë.

Piloti i Red Bull ia doli në një pistë të mbuluar nga uji për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, që shkaktoi edhe disa aksidente, duke detyruar makinën e sigurisë të qëndronte për një kohë të gjatë.

Kjo ishte fitorja e 11 për këtë sezon e holandezit dhe e nënta radhazi, duke barazuar rekordin që mbahet nga Sebastian Vettel.

Në vendin e dytë u rendit Fernando Alonso me Aston Martin, ndërsa në podium u ngjit edhe Pierre gasly.

Vetëm vendi i pestë për pilotin e Ferrarit Carlos Sainz, ndërsa Charls LeClerc nuk e mbylli dot garën për shkak të problemeve të shumta me makinën si pasojë e një aksidenti, por edhe penaliteti.