Vendosni fjalën kyçe....

Vijon të digjet fusha e mbetjeve në Elbasan, ndërhyjnë dhe Forcat e Armatosura


Pika e grumbullimit të mbeturinave në Elbasan, pranë inceneratorit, është përfshirë nga flakët që prej disa orësh.

Që prej shpërthimit të zjarrit në të, situata vijon të jetë problematike. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të neutralizuar flakët, por duket se deri më tani ka qenë e pamundur.

Shkaqet e këtij zjarri nuk dihen, ndërsa fusha e mbetjeve raportohet se ruhet me roje. Lidhur me këtë ngjarje policia e Elbasanit ka ngritur edhe një grup hetimor.

Për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë edhe Forcat e Armatosura.

Vetë Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar duke thënë se 20 efektivë dhe 5 mjete i kanë shkuar në ndihmë forcave zjarrfikëse për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Forcat e Armatosura iu përgjigjën menjëherë kërkesës së autoriteteve vendore të Elbasanit për të ndihmuar më vënien në kontroll të flakëve në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. 20 efektivë të BMEC-së dhe 5 mjete janë nisur krah forcave zjarrfikëse të Elbasanit për të frenuar përhapjen e zjarrit që favorizohet nga era dhe temperaturat e larta”- shkruan Peleshi.