Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea përforcon portën, zyrtarizon lojtarin serb


Djordje Petrovic është përforcimi i radhës i Chelseas.

Klubi londinez ka zyrtarizuar këtë të shtunë transferimin e portierit serb nga New England Revolution

Petrovic me Chelsean ka nënshkruar kontratë shtatë-vjeçare.

Në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni për të zgjatur bashkëpunimin edhe për një vit më shumë, që i takon klubit për të vendosur në të ardhmen.

23-vjeçari numëron dy paraqitje me përfaqësuesen e Serbisë.