Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për paketën anti-krizë: Tallje, Kosova me GDP më të ulët po jep 100 euro për çdo pensionist e student


Ish-kryeministri Sali Berisha në seancën e sotme plenare, e ka konsideruar tallje paketën e ndihmës ekonomike që qeveria shqiptare prezantoi sot.

Berisha tha se 15 milionë eurot e vëna në dispozicion për këtë paketë janë një shifër tepër qesharake, ndërsa e krahasoi paketën e qeverisë shqiptare me atë të Kosovës.

Kryetari i PD-së tha se edhe pse ka një GDP më të vogël se Shqipëria, Kosova ka vendosur në dispozicion një ndihmë prej 100 eurosh për çdo pensionist, student dhe punonjës të ndërrmarrjeve publike.

“Shqiptarët kaluan një peridhë shumë të vështirë me dy tre fishim të produkteve bazë ushqimore me naftën në stratosferë, me kapacitete turistike bosh, përveç hotelit të ndonjë deputeti.

Si në asnjë vend tjetër nafta ulet në bursë dhe këtu rritet nga bordet komuniste. Vjedhje të tmerrshme që bëni me rrugët duke ndërtuar me çmimi 8 herë më të lartë se në Bashkimin Evropian.

Kjo paketë nuk është gjë hiç kjo është thërrime. Mblidheni këtu dhe në vend që ta përmbysni këtë akt që i jep 3 milionë shqiptarëve 15 milionë euro. Tallje dhe vetëm tallje. Kosova që është me një GDP më të ulët se ne përcaktoi 100 euro për çdo pensionist, student dhe punonjës të ndërrmarrjeve publike. Përcaktoi jo 10 por 100% të rritjes së ndihmës ekonomike. Ju i dhatë një goditje fatale shtresës së mesme me rritjen e çmimit të energjisë. Dilni e blini me çmime dyfish dhe trefish në bursë.

Tani po sillni gjigandët e ndotjes, djegësat nga Bangladeshi, mashtroni shqiptarët se punojnë me gaz, asnjë prej tyre nuk punon me gaz punojnë me masut, dhe prodhojnë tonelata squfur. Helmojnë Vlorën dhe dikush mbush xhepat me këtë vjedhje.”- tha Berisha.