Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të kalonte mallra kontrabandë, arrestohet në Morinë 39-vjeçari


Një 39-vjeçar banues në Prishtinë u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Morinë pasi tentoi të kalonte mallra kontrabandë. 

Policia arrestoi shtetasin H.D 39-vjeç pasi gjatë kontrollit ju gjetën mallra për të cilat duhej të paguhej akciza. 

Si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje, të intensifikuara gjatë sezonit turistik dhe të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar në analizat e riskut, u konstatua dhe u godit një rast i tentativës për të kontrabanduar produkte konsumi të ndryshme, në vendin tonë. Për këtë rast u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi kosovar H. D., 39 vjeç, banues në Prishtinë.

Gjatë kontrolleve në vijë të dytë, në hyrje të vendit, në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte 39-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një shumëllojshmëri mallrash, disa prej të cilave në kategorinë e mallrave për të cilat duhet paguar akcizë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, – njofton policia.