Vendosni fjalën kyçe....

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë dëshmon për herë të dytë në SPAK për koncensionin e sterilizimit


Ish-zëvendësministri Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme SPAK për të dytën herë për koncesionin e sterilizimit.

Sipas gazetares Klodiana Lala, e cila raportoi për televizionin “News 24”, nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se ky koncension është dhënë në kundërshtim me ligjin dhe bëhet fjalë edhe për shkeljet të tjera të rënda.

 “Është thirrur për të dytën herë në SPAK kur dha dëshminë në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Ai është thirrur për herë të parë një muaj më parë, e cila zgjati 12 orë. Hetimet e SPAK që zgjasin prej 2 vite e gjysmë konstatojnë se koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin.

Në 2016 prokuroria e Tiranës kreu një hetim mbi këtë koncesion por pushoi hetimet. Një pikë e errët lidhet me qendrën e sterilizimit të ndërtuar me kredi pranë Nënë Terezës por nuk u vu në punë. Ai pretendon se për vënien në përdorin nuk kishte specialistë, por prokurori po heton pse iu vu në dispozicion kompanisë koncesionare, kur është kaluar në administrim nga privatët.”- raportoi Lala.

Hetimi lidhur me këtë çështje ka nisur nga Prokuroria që në dhjetor të vitit 2015 pas një sërë denoncimesh në media. Hetimet kanë zbuluar atë që nuk duhet të ishte anashkaluar gjatë procesit të shqyrtimit të dosjes së sterilizimit. Faktin që Qendra e Sterilizimit në QSUT e inauguruar prej 8 vitesh nuk ishte vënë asnjëherë në punë.