Vendosni fjalën kyçe....

Duma publikon videon: Shqipëria ka mbetur vetëm me 1 helikopter, me tjetrin shëtit Rama


“Shqipëria ka mbetur vetëm me 1 helikopter, me tjetrin shëtit Rama”, kështu deklaron këtë mëngjes demokratja Grida Duma.

Sipas saj keqmenaxhimi, paaftësia, shpërdorimi i detyrës dhe korrupsioni janë elementët që fatkeqësitë natyrore kanë nxjerrë përherë në pah, “duke rrëzuar propagandën hileqare të regjimit”.

“Sot, Shqipëria ka mbetur vetëm me një helikopter për shuarjen e zjarreve dhe një tjetër që përdoret për shëtitjet e Edi Ramës.

Korrupsioni që ka shkrumbuar financat e shtetit i ka lënë qytetarët dhe pasuritë natyrore pa mbrojtje, ndërsa punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë detyrohen të përballen me zjarrin me mjete rrethanore.

Mashtrimet e përsëritura ndër vite dhe propaganda e paguar me taksat e qytetarëve nuk fshehin dot as dështimet, as dëmet që modeli  korruptiv i ndërtuar nga Edi Rama po i shkakton vendit.

Nëse ky model nuk ndëshkohet, Shqipëria do të lëngojë nga kriza në krizë për shkak të një pakice që punon vetëm për veten, jo për shqiptarët.”, shkruan Duma.