Vendosni fjalën kyçe....

I vihet flaka makinës në Fushë Krujë


Foto: BW

Një autoveturë është djegur nga persona të paidentifikuar në orët e para të ditës së sotme në Fushë-Krujë. Mjeti tip “Volkswagen Sharon” me targa AA645 CS ishte në pronësi të shtetasit Etnor Alushi, 29 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 2 pas mesnate në fshatin Halil të Fushë-Krujës. Makina ndodhej e parkuar në oborrin e banesës kur pronaret kanë konstatuar se po digjej.

Pronari i makinës deklaron se nuk ka probleme apo konflikte me njeri dhe nuk di arsyen e këtij akti.

Më datë 25.08.2023, gjatë natës, në fshatin Halili, në Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit Xh. A., është djegur automjeti i shtetasit E. A.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve“, njofton policia.