Vendosni fjalën kyçe....

“Ilir Beqja një hajdut vrasës, SPAK e amnistoi. Kadastra në duart e krimit” – Denoncimi i Berishës


Sali Berisha ka denoncuar SPAK-un se ka amnistuar ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja lidhur me koncesionet në shëndetësi.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë blu, ish-kryeministri tha se Beqja emëroi kushëririn e tij në komisionin e vlerësimit duke hedhur firmën në koncesionin kriminal të sterilizimit.

Berisha akuzoi sërish Ervin Muçën se ka marrë të dhënat e sistemit TIMS ndërsa tha se me ardhjen e tij në polici, asnjë pronë e shqiptarëvenë Kadastër nuk është më e sigurt.

“Kalojmë te Ilir Beqja. është një hajdut vrasës. Zëvendësoi një sistem me një sistem tjetër me kosto 80 herë më të lartë. Emëroi kushëririn e parë në krye të komisionit të vlerësimit dhe i fali vetes së tij një kat spitali, aparaturën, energjinë, ujin. çfarë duhet të bëjë Beqja më shumë që të mos i ngrihet padi? Këta prokurorë po e tejkalojnë Beqjen. Ai ishte me 5-6 firma dhe del e deklaron se nuk i është dhënë asnjë e mirë publike. ‘Ndrikull Nushi’ është një vampire e vërtetë. Nga 100 milionë që ka marrë, ka përdorur 10 dhe ka marrë 90. Të vjedhësh të sëmurët je vampir. Kadastra është në duart e krimit. Asgjë nuk ka më siguri, operacionet që ka udhëhequr Ervin Muça, duart e zeza të mafias mund të bëjnë çdo lloj ndryshimi në Kadastër. Nuk ka asnjë shqiptar që e ka pronën e sigurt me këto operacione kriminale që janë kryer në Kadastrën e vendit. Zgjidhja është vetëm protesta e fuqishme popullore por ndihma e partnerëve është e jashtëzkonshjme. I bëj thirrje Komisionit Evropian të dërgojë një ekip me të cilin të zbardhen të gjitha bisedat kriminale me politikanët. Të dalin të gjithë emrat e  atyre që kanë mbajtur telefona të kriptuar për qëllime kriminale.” – tha Berisha.