Vendosni fjalën kyçe....

Mbajti peng 6 pushues italianë pasi pretendonte se i prishën pajisjet, ndalohet 59-vjeçari në Sarandë (Video)


Në 59-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi akuzohet për pengmarrjen e disa pushuesve italianë. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka përfunduar Jashar Azemi, banues në Prishtinë.

Ky i fundit akuzohet se mbajti peng 6 turistë italianë në apartamentin që u kishte dhënë me qira pasi pretendonte se ata i kishin dëmtuar disa pajisje në apartament.

Në videon e publikuar dëgjohen pushuesit italianë që i kërkojnë Azemit të hapë derën duke thënë se ajo që po bënte ai ështëe paligjshme.

“Pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 1, një shtetas iu kishte hequr lirinë, në mënyrë të kundërligjshme, disa shtetasve, në një apartament, shërbimet e Komisariatit te Policisë Sarandë kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë vënë në pranga shtetasi Jashar Azemi, 59 vjeç, banues në Prishtinë, si dhe është bërë lirimi i shtetasve, nga apartamenti. 59-vjeçari, për rreth 1 orë, iu ka hequr lirinë 6 shtetasve italianë, në apartamentin që iu kishte dhënë me qira, pasi pretendonte se këta shtetas i kishin dëmtuar disa pajisje në këtë apartament. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.” – thuhet në njoftimin e policisë.