Vendosni fjalën kyçe....

Mitsotakis mbledh në Athinë liderët e Ballkanit perëndimor, lë jashtë Ramën, Begaj refuzon ftesën


Kryeministri grek Mitsotakis s’e ka ftuar kryeministrin Rama në takimin e 21 gushtit në Athinë ku janë të ftuar liderët e Ballkanit perëndimorë e ata të BE-së.

Siç shkruan media greke protothema, Shqipëria është ftuar në këtë takim në nivel presidenti por Begaj e ka refuzuar ftesën.

“Ftesa ishte thjesht për një darkë informale dhe nuk mund të marrim pjesë për shkak të axhendës.” – ka pohuar Presidenca për News24.

Në këtë takim do marrin pjesë presidenti serb Vuçiç, kryeministri malazez Milatoviç, ai i Maqedonisë së Veriut Kovacevski si dhe kryeministri i Kosovës Kurti.

Mungesa e ftesës greke për Ramën vjen mes tensioneve të fundit mbi arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit opozitar Bashkë-Fitojmë, tre ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit,

Në disa raste, ministrat grekë e kryeministri Mitsotakis kanë përsëritur kërkesën që Shqipëria të lirojë nga burgu belerin e ta lejojë të betohet si kryebaashkiak i Himarës.

Rama nga ana e tij është përgjigjur duke thënë se drejtësia duhet lënë të bëjë punën e saj pa presion e ndikim duke theksuar se është i shqetësuar thellësisht nga përpjekjet e Athinës për të ndërhyrë në punët e drejtësisë shqiptare.