Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin “Levan-Tepelenë”, makina përplas për vdekje të moshuarin


Një aksident ka ndoshur këtë mbërmje rreth orës 22:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Buzëmadh.

Bëhet me dije se  sutomjet tip “Opel” që drejtohej nga shtetasi O. P., ka aksidentuar shtetasin N. M., 84 vjeç (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e shkakut të aksidentit.